Top Channel/ Aleatët duan armë? Ekspertja amerikane: Industria jonë e mbrojtjes në vështirësi
12/04/2024 19:31

Shtetet e Bashkuara që përballen me presionin për të miratuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin kanë filluar të shfaqin problemet e para me prodhimin e armëve. Sipas ekspertes për gadishmërinë ushtarake në Institutin Enterprise, Mackenzie Eaglen, të cilën citon Zëri i Amerikës edhe industria e mbrojtjes amerikane gjithashtu ka nevojë të madhe për mbështetje. Mbështetja e Amerikës për ushtritë e Ukrainës dhe Izraelit ka rritur kërkesat në industrinë amerikane të mbrojtjes, tha ajo duke shtuar se fabrikat në të gjithë vendin kanë prodhuar armë dhe municione me një ritëm të paparë në dekada. Megjithatë, ekspertja paralajmëron se kjo industri nuk po mundet të mbajë ritmin para kërcënimeve komplekse, duke filluar nga agresioni rus në Evropën Lindore, te sulmet e militantëve që kanë mbështetjen e Iranit në Detin e Kuq. “Marina po përdor më shumë raketa 'Tomahaëk' brenda një jave se sa ka blerë gjatë gjithë vitit të kaluar. Kjo ka të bëjë me normat e prodhimit në kohë paqeje që duhet të ndryshohet përmes përkrahjes shtesë për sigurinë kombëtare”, sqaron ekspertja Eaglen. Në këtë pikë një vëzhguese e mënyrës se si Shtetet e bashkuara të Amerikës reagojnë, është Kina, tha ekspertja Eaglen duke shtuar se, “Pekini e di se sa raketa po blejmë apo prodhojmë në vit dhe sigurisht ato që kemi nuk mjaftojnë për të parandaluar një luftë në Azi”, shtoi ajo duke përmendur se nëse Kina pushton Tajvanin, sic ka paralajmëruar tronditet gjithë rajoni i Paqësorit. Ekspertja Mackenzie Eaglen apeloi që senati të miratojë sa më parë një projektligj për sigurinë kombëtare që financon dërgimin e më shumë nëndetëseve amerikane për një patrullim më të mirë të Paqësorit. Pamjet: AFP

Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32