Georgia Meloni e partisë radikale Fratelli d`Italia fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së djelës në Itali dhe pritet të kthehet në kryeministren e parë femër të vendit. Aleanca e saj me partinë populiste të djathtë, Lega dhe partinë konservatore, Forza Italia ka siguruar 235 vende në dhomën e ulët të parlamentit, ku koalicioni i qendrës së majtë do të ketë 80 vende e lëvizja 5 yjet, 51.