Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u prit me nderimet më të larta ushtarake pas mbërritjes në Poloni, për një vizitë në të cilën shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Olena. Presidenti polak, Anderzej Duda, i uroi mirëseardhjen homologut ukrainas, me të cilin duket sot më të afërt se kurrë.