Pekini "mban kontakte dhe komunikim me talibanët" dhe synon të "luajë një rol konstruktiv në paqen dhe rindërtimin e Afganistanit", tha një zyrtar i qeverisë kineze i cili përcolli shpresën se militantët e grupit ekstremist do të ndërtonin një strukturë politike e cila të kontribuonte në paqen e qëndrueshme në Afganistan.