Pjesë të Antarktidës, deri vonë të mbuluara nga akulli, tani po bëhen të gjlebra me ritme alarmante, dhe arsyeja është nxehtësia ekstreme me të cilën përballet rajoni. Një studim i ri ka ngjallur shqetësim mbi ndryshimin e peisazhit të kontinentit të bardhë. Shkencëtarët kanë përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna të tjera për të analizuar nivelet e bimësisë në zonën që rezulton të jetë duke u ngrohur më shpejt se mesatarja globale.