Kanadaja po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve pyjore të viteve të fundit, me mbi 800 vatra aktive në mbarë vendin. Situata ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit jo vetëm në territorin kanadez, por edhe në disa shtete të SHBA-së, ku autoritetet kanë lëshuar alarme shëndetësore. Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret Pyjore, aktualisht janë aktive 858 zjarre, ndërsa vetëm të enjten u regjistruan edhe 30 vatra të reja. Shumica e tyre konsiderohen jashtë kontrollit.