Top Channel/ Alarmi i Ukrainës: Rusia, gati për sulm me 200 raketa
10/08/2026 19:57

E hëna shënoi përshkallëzim të sulmeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit u godit nga dronët ukrainas, që lanë të paktën 13 të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë. Dronët shënjestruan rajonin qendror të Tatarstanit dhe ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë. Republika e pasur me naftë e Tatarstanit në Rusi ndodhet rreth 1.200 kilometra nga kufiri me Ukrainën, gjë që tregon për fushatën e Ukrainës për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus. Ndërkohë, autoritetet në rajonin ukrainas të Sumit thanë se 14 persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm rus me bomba. Dronë ukrainas sulmuan gjithashtu rajonin e Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë të paktën katër persona dhe plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve rusë. Me rritjen e numrit të viktimave civile, Papa Leoni bëri thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke thënë se njerëz të pafajshëm po vriten dhe plagosen. Por nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi se Koreja e Veriut do të dërgojë në Rusi 50 mijë trupa, raketa dhe artileri të rëndë. Zelensky i bëri thirrje Koresë së Jugut të ofrojë mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Gjithashtu, Ukraina njoftoi se ushtria ruse po planifikon të lëshojë 200 raketa balistike njëkohësisht në territorin ukrainas.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55