Moska po përgatiti një ofensivë madhore në 24 shkurt, në përvjetorin e parë të agresionit të saj ndaj Ukrainës. Saktësisht një vit pas nisjes së luftës, Rusia sipas Kievit zyrtar, po përgatitet të shpalosë të plotë zemëratën e saj e për këtë arsye, sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse janë duke testuar këto ditët e fundit kapacitetet mbrojtëse ukrainase pranë Zaporizhias.