Dy ditë më parë në adresën elektronike të rektoratit të Universitetit të Prishtinës erdhi një e-mail që lajmëronte për një bombë. Një ditë pas, i njëjti skenar u përsërit edhe në Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Ndonëse njësitet e reagimit të shpejt ishin efikase, policia e Kosovës ende nuk ka një përgjigje se nga kush vijnë këto e-mail.