Top Channel/ Alarm/ Studimi zbulon se 90% e fëmijëve kanë rrjete sociale! Ja rreziku që i kanoset
23/08/2024 17:18

Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë herët. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë herët fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom. Sipas këtij sondazhi, mbi 70 për qind e grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët tetë deri në nëntë vjeç, kjo shifër rritet në 85 për qind, ndërsa për grumoshën 10 deri në 11 vjeç përqindja rritet në 95 për qind. Mbi 12 vjeç pothuajse 98 për qind kanë përvoja me internetin, ndërsa nga mosha 14 vjeç e më shumë, gati të gjithë (mbi 99 për qind) janë online. Rreth 88% e fëmijëve deri në dymbëdhjetë vjeç kanë një telefon. Ndërsa tek të rinjtë (16 deri në 18 vjeç), përdorimi i smartfonëve është mbi 98 për qind, i ndjekur nga laptopët ose PC-të (me 87 për qind) dhe tabletët (86 për qind). Më shumë se një e treta e fëmijëve apo të rinjve përdorin gjithashtu një orë inteligjente (36 për qind). Kohëzgjatja e përdorimit të smartfonëve rritet ndjeshëm me moshën e fëmijës. Fëmijët e moshës gjashtë deri në nëntë vjeç përdorin telefonat celularë mesatarisht 37 minuta në ditë. Ndërsa fëmijët e moshës dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç, përdorin gati trefish më shumë telefonat, sepse koha e përdorimit rritet në mesatarisht 107 minuta në ditë. Të rinjtë e moshës 13 deri në 15 vjeç kalojnë rreth dy orë e gjysmë (154 minuta) me telefonat e tyre celularë çdo ditë. Ndërsa përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç thonë se shpenzojnë më shumë se tre orë (201 minuta) në ditë me telefon. Ekspertët thonë se është shumë me rëndësi që fëmijët të mos lihen vetë në internet dhe se prindërit duhet të mbështesin fëmijët kur përdorin internetin, sepse atje mund të përdoren gjëra që nuk përshtaten me moshën e tyre, e shpesh mund të bien edhe pre e mashtrimeve dhe ofendimeve.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58