Top Channel/ Alarm sigurie në Drinin e Zi, çfarë kërkohet pas vdekjes së 7-vjeçares
31/08/2026 19:52

Pas mbytjes tragjike të një 7-vjeçareje në ujërat e Drinit të Zi, autoritetet në Dibër kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet ndryshimi i menjëhershëm i prurjeve të lumit, veçanërisht pas hapjes së portave të digave në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, është mbledhur Task-Forca, ku në fokus ka qenë forcimi i masave të sigurisë dhe parandalimi i ngjarjeve të tjera tragjike përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi. Një prej kërkesave kryesore të ngritura në takim është njoftimi paraprak nga pala maqedonase për oraret e hapjes së portave të digës së Spiljes në Dibër të Madhe. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që operatorët privatë që operojnë përgjatë Drinit të Zi të bëjnë publike oraret e hapjes së portave dhe çdo problematikë që lidhet me rrjedhën e lumit, në mënyrë që informacioni të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të rritjes së turizmit në këtë zonë. Sipas të dhënave të paraqitura në takim, numri i vizitorëve pranë Drinit të Zi këtë vit është rritur me rreth 50% krahasuar me një vit më parë. Një tjetër masë e propozuar është vendosja e tabelave informuese dhe paralajmëruese në akset kryesore që të çojnë drejt lumit, duke informuar qytetarët dhe turistët për rrezikun e ndryshimeve të papritura të nivelit dhe rrjedhës së ujit.

Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56