Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë nga ekspertët ndërkombëtarë, pas zbulimit të një mjeti të ri sulmi që mund të synojë përdoruesit e iPhone. Sipas raportit të publikuar nga Google Threat Intelligence Group, bëhet fjalë për një zinxhir sulmesh i njohur si “DarkSword”, i cili shfrytëzon disa dobësi të panjohura më parë në sistemin operativ iOS.