Protesta të shumta në mbështetje të popillut palestinez janë mbajtur këto ditë në Gjermani e pjesë të tjera të Europës, ku në disa raste, tubimet e nisura paqësisht kanë marrë kthesë të dhunshme. Në Berlin pavarësisht ndalimit të demonstratës ishin mbledhur qindra demonstrues pro-palestinezë, policë dhe zjarrëfikës u sulmuan dhe u plagosën.