Një 46-vjeçar francez u arrestua në portin e Barit, në Itali, pasi autoritetet zbuluan në furgonin e tij tre raketa Akeron dhe pajisje të tjera të klasifikuara si materiale luftarake. Arrestimi u urdhërua nga Guardia di Finanza më 9 qershor, ndërsa rasti u bë publik vetëm më 26 gusht.