Rrethohet lagjja 18 në Korçë. Një automjet në këtë lagje është bërë objekt kontrolli nga policia, pas dyshimeve për vendosje të lëndëve plasëse. Forcat xheniere anti-eksploziv kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer kontrollin e mjetit. Deri më tani nuk është zbardhur ende situata, pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë edhe për një GPS të vendosur në automjet.