Top Channel/ Alarm në Gjermani! Droni i 3-të dhe eksplozivë ushtarakë zbulohen pranë aeroportit të…
25/08/2026 21:16

Një tjetër dron dhe një pajisje shpërthyese e nivelit ushtarak u zbuluan pranë aeroportit Leipzig-Halle në Gjermani, pas incidentit të 4 gushtit, kur një dron i pajisur me eksplozivë u gjet në aeroport dhe një avion mallrash i DHL u përplas me një objekt të dyshimtë. Sipas informacioneve të publikuara nga rrjetet NDR dhe WDR, si dhe nga gazeta “Süddeutsche Zeitung”, droni i tretë u gjet më 14 gusht në Kampelsketal, në një fushë pranë pjesës perëndimore të aeroportit. Autoritetet dyshojnë se edhe ky dron mund të ishte përdorur për të sulmuar avionët ukrainas të transportit të mallrave, por besohet se kishte pësuar një defekt. Në të njëjtin vend u gjetën rreth 50 gramë Hexogen, i njohur edhe si T4, një material shumë shpërthyes që përdoret kryesisht për qëllime ushtarake. Një dron i parë i pajisur me eksplozivë ishte zbuluar më 4 gusht mes avionëve ukrainas të mallrave në aeroportin Leipzig-Halle. Detonatori i tij ishte i dëmtuar, çka dyshohet se e pengoi shpërthimin. Po atë natë, një avion mallrash i DHL u përplas me një objekt të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi prej disa qindra kilometrash në orë. Përplasja shkaktoi dëme të kufizuara, por gjatë hetimeve nuk u gjet as droni dhe as ndonjë pjesë e tij. Sipas “Der Spiegel”, ekzistojnë dyshime nëse objekti ishte vërtet një dron apo, për shembull, një zog. Ndërkohë, pranë pistës së aeroportit, në fshatin e braktisur Kursdorf, autoritetet zbuluan edhe një pajisje teknike që mund të ishte përdorur për kontrollin e dronëve. Pavarësisht zbulimeve, ende nuk është e qartë se si ishte planifikuar sulmi dhe kush qëndron pas tij. Zyra e Prokurorit Federal e ka cilësuar incidentin si “një sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe logjistikës së Gjermanisë”. Ministri Federal i Brendshëm Alexander Dobrid e përshkroi ngjarjen si një “skenar sulmi hibrid” dhe nuk përjashtoi përfshirjen e forcave të huaja. Burime të sigurisë dyshojnë se shërbimet ruse të inteligjencës mund të kenë qenë të përfshira në planifikimin e sulmit. Moska, megjithatë, i ka mohuar të gjitha akuzat.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33