Top Channel/ Alarm ne AziL Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit!
25/02/2026 11:00

Kina ka shënjestruar me masa të rrepta 40 kompani dhe subjekte japoneze, duke i akuzuar se po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Japonisë. Ministria kineze e Tregtisë kufizoi eksportet drejt 20 njësive japoneze, përfshirë disa kompani të konglomeratit Mitsubishi dhe agjencinë hapësinore japoneze, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare. Nga 24 shkurti, eksportuesit kinezë nuk do të lejohen të shesin në Japoni mallra të ashtuquajtura “me përdorim të dyfishtë”, produkte që, sipas qeverisë kineze, mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Edhe pse ekini kishte njoftuar që në janar një ndalim të gjerë të eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë drejt Japonisë, masa e së martës godet në mënyrë të veçantë dhjetëra kompani të mëdha japoneze. Disa prej aksioneve të tyre pësuan rënie në Bursën e Tokios, ndërsa jeni u dobësua me 0.4%, duke arritur në 155.27 për një dollar amerikan. Paskësaj, të ashtëquajturës “listë mbikëqyrjeje”, iu shtuan edhe 20 kompani të tjera, që do t`i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta mbi mallrat e eksportuara. “Masat e mësipërme synojnë të frenojnë ‘rimilitarizimin’ e Japonisë dhe ambiciet e saj bërthamore dhe janë plotësisht legjitime, të arsyeshme dhe të ligjshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Tregtisë. Këto masa vijnë në kohën kur Japonia pohoi se po përgatitet për të vendosur raketa tokë-ajër në ishullin e saj të largët perëndimor pranë Tajvanit deri në mars të vitit 2031. Kjo është hera e parë që Japonia përcakton një afat kohor për vendosjen e raketave në ishullin Yonaguni, që nga shpallja e planit në vitin 2022. Yonaguni është i dukshëm nga brigjet e Tajvanit në ditë me mot të kthjellët dhe ndodhet vetëm 110 kilometra larg. Tensionet mes Tokios dhe Pekinit janë rritur që nga nëntori, kur kryeministrja japoneze Sanae Takaichi la të kuptohej se Japonia do të aktivizonte forcat e saj të vetëmbrojtjes në rast të një sulmi ndaj Tajvanit.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57