Tensionet diplomatike mes Italisë dhe Rusisë janë përshkallëzuar, pasi Moska ka dëbuar atasheun ushtarak italian dhe një nga bashkëpunëtorët e tij. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili e cilësoi vendimin e autoriteteve ruse si një “akt të hapur hakmarrjeje”. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Tajani deklaroi se dy diplomatët italianë janë dëbuar “pa asnjë arsye”, duke e lidhur këtë veprim me vendimin e mëparshëm të Italisë për të dëbuar dy atashe ushtarakë rusë, të akuzuar për spiunazh.