Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11 vjet e 3 muaj burg një 48-vjeçar, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe hyrje të paligjshme në Greqi. I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania sipas Protothema, ka mohuar të gjitha akuzat, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën, e cila ka përsëritur vendimin e shkallës së parë dhe kështu ai do të kthehet në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021.