Tre vëllezër janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë plagosur një person në gjendje të rëndë. “Akuzohen se plagosën rëndë një shtetas, rreth 1 vit më parë, në Mirditë, duke e goditur atë me sende të forta, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (vëllezër)”, thuhet në njoftimin e policisë.