Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26-vjeçares pak ditë më parë në Vlorë. Seanca gjyqësore ndaj Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri drejtohet nga Hektor Sinanaj. Do të zhvillohet dhënia e masës së sigurisë edhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati por edhe për personin e katërt të përfshirë në krim me inicialet V.K., i cili vazhdon edhe ai në arrati.