Top Channel/ Akuzat për Begajn, FA: Presidenti, pjesë e ekipit të kërkimit shkencor 2013-2018
17/10/2025 19:31

Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013–2018 pranë AFA”, thuhet në deklaratë. “Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces”, sqaron AFA në lidhje pagesat e kryera ndaj Begajt. Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë thotë AFA, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent. “AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik”, mbyllet deklarata.

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Shuhet Mane Lumani. Parodisti vlonjat humb betejën për jetën në moshën 79-vjeçare
01/03 23:46
Top Channel/Përrenjas-Librazhd, ARRSH simulon planin e rrëshqitjes në Dragostunjë
01/03 23:30
Top Channel/ Qytetarë, aktivistë dhe opozita: Nuk duam që Greqia të përfshihet në konflikt
01/03 23:26
Top Channel/ Kundërpërgjigjet Irani. 9 të vrarë në Israel. Ka viktima në Dubai dhe Kuvajt
01/03 23:23
Top Channel/ Kush janë 3 burrat që po drejtojnë Iranin?
01/03 23:17
Top Channel/ Trump: Jemi në drejtimin e duhur. Shkatërrohet selia e Gardës Revolucionare të Iranit
01/03 23:15
Top Channel/ Lezhë, mbahet Dita e Arbëreshëve. Kujtohen rrënjët, kultura dhe tradita e përbashkët
01/03 22:42
Portokalli, 01 Mars 2026 – Familja Astari (Daddy përplas mësuesen )
01/03 22:30
Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
DIGITALB DIGITALB