Top Channel/ Akuzat e Netanyahut vënë në lëvizje Gjykatën e Hagës, hetim ndaj kryeprokurorit të saj
11/11/2024 23:25

Gjykata Ndërkombëtare Kriminale në Hagë ka njoftuar nisjen e një hetimi të brendshëm ndaj kryeprokurorit të vet Karim Khan, i cili ka thënë se do të ndihmojë me procesin e hetimeve edhe pse mohon akuzat. Zhvillimi vjen pas raportimeve në media të një dokumenti ku cilësohen akuzat ndaj Khan, që përfshijnë ‘prekje të padëshiruara’ dhe ‘abuzime të natyrës seksuale’. Në dokument thuhet se Khan “ishte thirrur edhe më parë për hetime në lidhje me çështjen”. “Mirëpres mundësinë për t’u përfshirë me procesin, teksa do të vazhdoj funksionet e mia si kryeprokuror”, tha ai në një prononcim. Zhvillimi vjen mes rritjes së vëmendjes ndaj Gjykatës dhe zotit Khan teksa ky i fundit ka lëshuar akuza dhe sugjerime per urdhër-arrestime për persona të lidhur me konfliktin në Gaza. Në maj Khan tha se kishte arsye të besueshme se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i tij i mbrojtjes Yoav Gallant, liderët e Hamas, Yahiya Sinëar, Mohammed Deif e Ismail Haniyeh, mund të ishin përgjegjës për krime kundër njerëzimit, prej ditës së sulmit të Hamas në 7 tetor, e më vonë. Tashmë Sinëar, Deif e Haniyeh janë vrarë të gjithë nga Izraeli. Aktualisht një panel me tre gjykatës po shqyrton kërkesën e mandatit të arrestit ndaj Khan, shkruan BBC.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19