Top Channel/ “Akuza seksiste”! Kryemadhi 7 orë gjyq, kërkon të dëshmojë Rama
09/07/2026 19:59

Sot mbahet gjyqi në themel për ish-presidentin Ilir meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO. Monika Kryemadhi ka mbërritur për seancën, teksa ka vendosur të shkojë me një bluzë me mbishkrimin “Është një ditë e mrekullueshme”. “Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen, do t’i zbërthej manipulimet që janë bërë”, tha Kryemadhi. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se procesi ka nisur tashmë, të pranishëm në seancë janë të dy, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ilir Meta ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati Bujar Musta, kjo pasi vendosi të mos bashkëpunojë më me Kujtim Cakranin. Gjykata iu drejtua Metës: Aktet janë gati prej kohësh, por mbrojtësi juaj ka refuzuar t’i marrë. Mund të paraqitet avokati për t’i marrë, ose ua vëmë në dispozicion në paraburgim. Meta: Vojsava Ismailaj e dha intervistën pas një sms që më dërgoi dhe unë refuzova ta takoj. Kam njoftuar me 5 janar prokurorin e përgjithshëm dhe nisi një çështje, pasi zonja kishte lidhje me elemente destabilizues. Avokati i Monika Kryemadhit: Nuk ka çështje gjyqësore, por politike. Akti i ekspertimit financiar të shpallet i pavlefshëm dhe i papërdorshëm Redi Llanaj, avokati i Monika Kryemadhit, po paraqet kundërshtimet ndaj akuzës së SPAK për ish-deputeten. “Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël…”, u shpreh ai. Gjykata: Gjykata ju tërheq vëmendjen të mos cenoni solemnitetin e kësaj seance duke përdorur terma të tillë. Llanaj: Fjala ‘vegël’ nuk është fjalë ofenduese, do të thotë instrument. Po ashtu, avokati kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Meta-Kryemadhi. “Ky akt, për ne, është totalisht i njëanshëm dhe duhet të konsiderohet i papërdorshëm dhe i pavlefshëm. Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Mendoj se ky është momenti për ta bërë këtë kërkesë, që të caktohet një ekspert i pavarur ose një grup ekspertësh, sepse është një provë thelbësore. Po ashtu, ne kemi kërkuar dëshminë e zotit Shatku. Nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë dëshminë e tij. Ne kërkojmë që dëshmia e tij të merret me letërporosi. Ka disa elementë që mund të sqarohen nga dëshmia e tij, si mënyra e njohjes me Kryemadhin, kush e inicioi kontratën dhe nëse zonja Kryemadhi mund ta bënte këtë negociatë. SPAK nga telefoni ka gjetur foton e një karte dhe ia atribuon përdorimin e kësaj karte të pandehurës Monika Kryemadhi. Do të ishte me interes që ai ta shpjegonte këtë pjesë. Po ashtu, kërkojmë marrjen e dëshmisë së një shtetasi afrikano-jugor, për ta pyetur lidhur me marrëveshjen dhe nëse Monika Kryemadhi ka pasur kompetencën apo fuqinë për të negociuar atë kontratë.” SPAK pretendon se Adrian Shatku kërkonte që kompania e tij UNIFI të lidhte një kontratë interkoneksioni ndërkombëtar. Nga komunikimet e gjetura në telefonin e Monika Kryemadhit, sipas SPAK, rezulton se ajo dhe Ilir Meta janë angazhuar për të ndihmuar realizimin e kësaj marrëveshjeje. Në dosje përmenden takime me drejtues dhe biseda me Adrian Shatkun për ecurinë e negociatave. Kryemadhi: Në zbatim të vendimit të kontrolleve, u kryen kontrolle në banesën ku unë jetoj bashkë me nënën time. Në këtë banesë u gjet edhe telefoni iPhone. Nëna ime firmosi në atë kohë që telefoni nuk ishte i saj, por i imi. Edhe unë i vura në dijeni oficerët se ishte imi, por prapë ai telefon u sekuestrua. E kam kundërshtuar sekuestrimin në gjykatë. Të dyja shkallët ma kanë rrëzuar, pasi është pranuar argumenti i SPAK se nuk dihet nëse telefoni është i Monika Kryemadhit. Më pas është bërë akt-ekspertimi i këtij telefoni. Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit. Pavarësisht se SPAK dhe dy vendime të gjykatës nuk e pranojnë atë telefon si timin, sot jemi me një akuzë që më atribuohet tërësisht me përmbajtjen e komunikimeve në atë telefon. Tani SPAK duhet të ndajë nëse ai telefon është apo nuk është imi. Kur një procedurë bëhet ndaj një deputeti, ndaj një ish-presidenti, imagjinoni se çfarë ndodh ndaj një qytetari të thjeshtë. Nga ky telefon është ngritur një akuzë me më the-të thashë.

Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31