Në Tiranë po mbahet protesta e 39-ë, kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike në vend. Protestuesit u mblodhën në Sheshin Skënderbej në kryeqytet me pankarta në duar e simbole kombëtare, ku kërkojnë burgosjen e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, me thirrjet 'Rama n'burg, Berisha n'burg'. Më pas protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.