Kopshti zoologjik i Guadalajara në Meksikë i ka dhënë mirëseardhjen dy manateve ujore nga deti i Karabeve, me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e species. Programi i rritjes së gjitarëve paqësorë herbivorë, të njohura ndryshe edhe si ‘lopa deti’, vjen prej rrezikimit të tyre nga ndotja dhe taktikat agresive të peshkimit. Femra gjashtë-vjeçare Claudia dhe mashkulli shtatë-vjeçar Lorenzo, erdhën në kryeqytetin e shtetit meksikan Jalisco, nga zonat jugore të Quintana Ro. Banesa e tyre e re është përshtatur sipas karakteristikave të habitatit natyral, për të siguruar mbijetesën dhe shumimin e tyre.