Siguria ushqimore jo gjithmonë garantohet nga institucionet e Ministisë së Bujqësisë, ku janë inspektorët e ushqimit ata që të kujdesen që tryeza e konsumatorit të jetë e mbushur me produkte ushqimore që kanë vlera, e jo baktëre apo helmet e medikamente veterinare. Në vitin 2026 në vendin tonë janë futur 28.7 tonë mish pule me prezencë të lartë antibiotikësh. Në rastin e parë kofshat e ngrira të pulës rezultuan me prani të lartë antibiotiku Docycycline. AKU i nisi hetimet për mishin me helme pasi e gjithë sasia prej 1,776 kg ( 1.7 tonë )u ble nga qytetarët në supërmarkete, restorante apo fast-foode Në dokumentat zyrtare të AKU thuhet se biznesi që shiti mishin e pules me ilacce shkeli dhe rregullat e gjurmueshmërisë.