Aktivistja Julide Yazici , 32 vjec e cila rezultoi e kërkuar nga Ankaraja për protestat kurde kundër Erdoganit, u dërgua në burg në Shqipëri. Yazici rezultoi gjatë kontrollit kufitar e kërkuar dhënie ndihme për llogjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste veprime që e lidhin atë me demonstratat për të drejtat kurde të shtatë viteve më parë. E reja rezulton se mori pjesë gjatë kohës që ishte studente në protestat e partisë komuniste kurde në grupin e rinisë dhe dosja tregon se mbas kontrolleve në një banesë me qera në Stammboll u gjetën të dhëna kompromentuese sipas drejtësisë turke, mes tyre pako por edhe gjurmë papilare në një automjet që kishte transportuar bombat artizanale në demonstratë. Për këtë cështje e Yazici u dënua në mungesë me 4 vite burgim teksa kishte fituar azilin politik në Francë. Gjykata vendosi arrest në burg për Yazici, mbas qëndrimit të prokurorit Francesk ganaj që renditi se paraburgosja e të dyshuarës duhet vendosur sipas ligjeve vendase në fuqi