Një tubim solidarizues në mbështetje të Palestinës pritet të zhvillohet këtë të mërkurë, në qendër të kryeqytetit, ku do të jetë e pranishme edhe aktivistja e njohur për mjedisin dhe të drejtat e njeriut, Greta Thunberg. Vetë Thunberg ka bërë të ditur pjesëmarrjen e saj në këtë protestë, duke shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale, në të cilin thekson rëndësinë e kësaj nisme dhe apelon për ndërgjegjësim ndërkombëtar.