I dyshuari për sulmin në Ibër-Lepenc spiunoi edhe KFOR-in. FBI ndihmoi ne identifikim permes dheut ne cizmet e te dyshuarve..Një vit pas, Prokuroria Speciale të martën ngriti aktakuzë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Sipas aktakuzës, Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq më 29 nëntor të vitit 2024 kishin vendosur në kanalin e Ibër – Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut rreth 20 kilogramë eksploziv me një çantë që e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni.