Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagoi pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ai e konsideron këtë një akt hakmarrjeje të verbër politik nga ana e maxhorancës, pasi sipas tij Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës.