Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Korça tha se Kosova dhe Bosnje Hercegovina janë dy vende të brishta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut duke qenë pjesë e NATO janë shumë më të sigurta. Peleshi e shikon si rrugën e vetme të zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë rrugën e dialogut. Nga ana tjetër Peleshi u ka kërkuar palës serbe lirim e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, ndërkohë që ka shtuar se nuk duhet të ketë parakushte për të shkuar drejt tavolinës së dialogut.