Ndërmarrja Publike Hidroekonomike "Ibër-Lepenc" ka nisur një aksion për lirimin e pronave të saj të uzurpuara në zonën përreth liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Sipas burimeve, aksioni ka nisur rreth orës 07:30 të mëngjesit, ndërsa Policia e Kosovës po asiston në zbatimin e tij.