Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bashkinë e Himarës. Mbrëmjen e së dielës janë prishur katër objekte në Jalë, ndërsa sot ka nisur prishja e pesë objekteve në zonën e Dhërmiut. Forca të policisë ndodhen në mbështetje të punonjësve të IKMT, ndërkohë që nuk ka pas kundërshtime nga pronarët.