IKMT rinis aksionin në hyrje të Shkodrës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas asaj që raportohet, do të jenë 10 objekte të cilave u ka dalë dëmshpërblimi që do të rrafshohen. Drejtori i IKMT Shkodër, Emiljan Nika, u shpreh se këto prishje do të jenë në kuadër të rikualifikimit të hyrjes së qytetit.