Një ngjarje rrugore është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një person ka përplasur me makinë një këmbësore në lagjen “Liria”, duke e lënë të plagosur rëndë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shoferi është një irakian S. A., 29 vjeç, banues në Dubai, i cili është arrestuar nga Policia. Ndërkaq, 86 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës.