Një aksident fatal me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e kësaj të diele në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë-Shkumbin. Dy mjete, një tip BMË dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën drejtuesi 39-vjeçar i mjetit Opel dhe u plagosën 5 persona që udhëtonin në automjetin tjetër tip BMË, tre prej të cilëve fëmijë që janë jashtë rrezikut për jetën.