Mijëra qytetarë po marshojnë sot jashtë parlamentit grek në Athinë kundër politikave qeveritare dhe masave të sigurisë në hekurudhat e vendit. Në mbështetje të protestave janë vënë edhe sindikatat e vendit dhe si rrjedhoje është paralizuar totalisht sektori publik. Pjesëmarrja është mbi 50.000 sipas informacioneve.