Një grup qytetarësh kanë protestuar këtë të premte në Pajovë të Peqinit pas vdekjes së 8-vjeçarit. Ata kanë kërkuar masa nga autoritetet për shkak të aksidenteve të shumta rrugore. Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në aksidentin rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve.