Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq. Autobusi kosovar i linjës Frankfurt – Prishtinë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë. Në aksident kanë humbur jetën 10 persona, prej tyre nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët. Ndërsa janë lënduar 44 persona.