Këto që shihni në foto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, duket mjeti tip ‘Audi’ i bërë copash, pasi u përplas me betonieren. Betonierja më pas ka rënë nga lartësia, duke i marrë jetën drejtuesit të tonazhit të rëndë. Shoferi i mjetit ‘Audi’ ndodhet në spital në gjendje stabile, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.