Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Llogora mesditën e sotme. Nuk dihen ende detajet rreth këtij aksidenti. Një qytetar shkruan në “Ti Raporton”, se aksidenti ka shkaktuar një trafik prej disa kilometrash në rrugë, duke penguar pushuesit e shumtë të këtij fund korriku të shkojnë drejt plazhit apo destinacioneve, ku kanë zgjedhur të relaksohen.