Pesë turistë kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit. Korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani bën me dije se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës. Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.