Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar mesnatën e kaluar, rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm, në një rrugë dytësore, në plazhin e Golemit. Një motor me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një bordurë, duke shkaktuar vdekjen e të dy personave, që nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga përplasja. Sipas Policisë së Durrësit, drejtuesi i motomjetit është 44-vjeçari Elton Luzati, nga Tirana, ndërsa identiteti i pasagjerit nuk është bërë i ditur. Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçari po lëvizte me shpejtësi, gjë që dyshohet se ka sjellë edhe përplasjen fatale.