Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me disa automjete. Gjatë aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka dëmtuar edhe automjete të tjera.