Ngjarja e mbrëmshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një autobus i linjës Green Line përplasi një vajzë 18 vjecare me bicikletë dhe mori përpara disa makina, është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Nga pamjet duket qartë momenti kur autobusi i linjës urbane për të shmangur përplasjen me një vajzë që udhëtonte me bicikletë, përplaset në krah të kundër me mjetet e parkuara, teksa ndalet mes pemëve në anë të rrugës. Po ashtu evidentohet vajza me inicialet G.A që kalon duke i prerë rrugën autobusit në të cilin ishin disa persona.