Top Channel/ Aksidenti, Kuvendi 1 minutë heshtje! Socialistët kërkojnë ndryshime në ligj
04/05/2026 19:40

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal në Kuvend te aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur. Në fjalën e tij, ai paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal dhe iu drejtua Policisë së Shtetit që ‘të bëjë shembull të fortët e lagjes’. “Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla. Më pas, ai u përplas dhe me deputetët e PD-së, sa i përket deklaratave të Berishës për Reformën në Drejtësi. “Sot iu kam dëgjuar që të sulmoni Reformën në Drejtësi dhe këtë e bëni dy herë në muaj. Reforma në Drejtësi është një sukses. Ne jemi një vend që nga viti 1912 nuk kemi pasur drejtësi, por suksesi më i madh i kësaj reforme është që ka të majtë dhe të djathtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia ishim arritur kësaj dite që të gjithë të dalin para drejtësisë. Padyshim radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë një punë që ne ia kemi besuar në rrugë kushtetuese. Ne votonim në këtë sallë për të emëruar gjyqtarë, nuk ka më. Sa i përket akuzave, ka një standard. Kushdo që ka një akuzë, të shkojë dhe ta bëjë atje. Javën e kaluar, ditën e enjte, jam gjendur në Gjykatën e Posaçme. Do të doja shumë që një person të ishte aty. Gjithsesi ka vlerësuar punën që ka bërë gjykata. Nuk duhet harruar kurrë që përpara se të jesh një politikan, je një qytetar i thjeshtë. Ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në Komisionin për Europën dhe punët e jashtme, është një punë që duhet bërë çdo javë. Atë që iu thashë në komision po ju a them dhe këtu. Ministri ynë i jashtëm është një nga ambasadorët më të mirë që ka pasur ky vend. Ka punuar me të dyja qeveritë, dy herë me qeverinë e Berishës dhe dy herë me qeverinë tonë. Ferit Hoxha ka bërë një punë mjaft të mirë. E vërteta është që përgjigjen ta dha ministri. Keni dy muaj që dilni e bërtisni: ‘Jo IBAR-i ka dështuar, jo IBAR-i është rrëzuar’, ndërkohë që IBAR-i nuk është shqyrtuar ende nga këshilli”, tha ndër të tjera Balla.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52