Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa ka humbur jetën një person. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa linja ka funksionuar edhe më parë. Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, ndërsa mësohet se ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 12 persona kanë mbetur të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.