Shtatë njerëz duke përfshirë dhe një grua shtgatzënë, humbën jetën sot në një aksident të rëndë autobuzi mes dy qyteteve kryesore të Kolumbisë. Tragjedia e orës 3:00 të mëngjesit ndodhi në bashkinë e San Luis, në rrugën që lidh Medellín me kryeqytetin Bogotá. "Kanë humbur jetën 2 gra dhe pesë burra, të gjithë në moshë të rritur. Pjesa tjetër ka plagë të lehta," tha zëdhënësi i qeverisë lokale të San Luis, për rrjetin AFP. Në pamjet e shpërnadra për mediat një zyrtar tha se autobuzi kishte 46 njerëz në kohën e aksidentit. Në imazhe shihej barriera rrugore e shkatërruar në vendin e aksidentit, teksa policia dhe zjarrfikësit po kryenin operacionet e ndihmës. Autoritetet ende nuk kanë përmendur shkaqet e mundshme të incidentit.