Kjo është pamja e makinës së aksidentuar në aksin, Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjeçare në gjendje kome, në rrezik për jetën. Aksidenti u shkaktua nga 44-vjeçari Jetmir Daci, banues në Peshkopi, dyshohet në gjendje të dehur, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.